Kompania austriake e prodhimit të pasaportave, e shqetësuar nga Gjykata e Apelit

22.01.2017 16:20:01

Rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike – në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake OeSD – duket se nuk do të mbarojë së shpejti.

Një vendim i Gjykatës së Apelit në Kosovë që vendosi lidhur me padinë për juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris (e cila MPB-në e obligoi të paguajë rreth pes; milionë euro dëmshpërblim), duket se e ka irrituar kompaninë austriake.

Nga kompania austriake thonë se janë të shqetësuar nga ky vendim dhe se për shqetësimet e tyre lidhur me këtë rast i kanë njoftuar autoritetet e Bashkimit Evropian e edhe ato të shtetit të Austrisë.

Rader Jasmin nga OeSD tha se për vendimin e Gjykatës së Apelit kanë kuptuar nga mediat dhe se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.

Ndryshe nga kompania austriake, përfaqësuesit e MPB-së e vlerësojnë të drejtë vendimin e Apelit.