28 mijë yje në 28 mijë kilometrat e 29 Nëntorit në Shqipëri

Nga Sinan Kastrati

Socializmi është krenaria jonë.

Shkoi edhe Nëntori e Shqipëria e festoi përsëri 29 Nëntorin sikur të ishte kjo e vetmja datë e ditë që i solli Shqipërisë ”çlirimin” në ato pakë kilometra.

Një nga programet e shumta televizive në gjuhën shqipe, “shqip”, edhe me ketë pervjetor të “lavdishëm”, nuk “harroi” të na kujtoi Leninin e Stalinin e madh e farën e hedhur komuniste që e kishin hedhur në arat e Shqipërisë, tash dhanë prodhimin me PPSH “në ballë”.

“… Mishi i kalit shyqyr që u gjet,

Treqind grosh nji peksimet”(këngë pop.)

Thuhet, se ushtarët hanin edhe mish të ngordhur e nuk dorëzoheshin para ushtrisë malazeze e mercenareve rus e serb e Hashimi  e … Edi e kanë sofrën me me mish qengji e viqi e ….

Nuk do të shkruaja as për Nëntorin e as për ato data “të shenjta” që kishte hedhur rrënjë socializmi e “Qeliku i Partisë” e voglushet e vegjël malsorë që ruanin kufirin e mbronin socializmin, nënen e madhe, “Partinë” por ngjarjet e fundit në Kosovë më “Korrigjimin” e kufirit, sikur na ktheu edhe njëherë më 1912 e 1913, me luftën ndër më heroiket, Luftën për mbrojtjen e Shkodrës me Hasan Riza Pashën e Stambollit, prijës.

“Sa herë kemi dalur nga burgu, kemi qenë më të pasur”

Po a përsëri “luftë” duan Hashimi e …. përkrahësit e Hashimit, brenda e jashtë?

-Po!

Ata duan “luftë” sepse siq tha një ish i burgosur politik, “Sa herë kemi dalur nga burgu, kemi qenë më të pasur”

E ata që e kundërshtojnë janë magarë e mushkë.

Numri i “ushtarëve e veteranëve”po rritet

Dhe mendja më shkoi në Kosovën e “pas luftës”, më 1999, që kishte afërsisht po aq të vrarë sa kishte kilometra katrorë, më shumë se 10.000 mijë. Po tash kur po rrudhen tokat shqiptare në kufinjët sllavë, maqedonë, malazezë e serbë në kushedi sa kilometra, a do të zvoglohen edhe numri i dëshmorëve e i atyre të veteranëve për kilometër?

“Baballarët e kombit”, flejnë?

Çka po ndodh kështu?  

Shqipëria edhe pas 75 vjetëve qan me lot krokodili dhe si “qengj i veshur me lëkurë luani” e don ta zmbraps Ariun Siberian dhe … feston 29 Nëntorin e luftës së “lavdishme” të LNÇL që Kosova mbeti me Serbine. Kosova kujton viktimat që i ka shëndrrua në dëshmorë e në veteranë dhe trefish më shumë se sa Shqipëria (28.000 të vrarë, yje do të thoshte Enver Hoxha).

Dhe askush nga intelektualët e “Baballarët” e kombit as andej e as këndej kufirit nuk e çeli gojën për gjithë këto budallaki të Edit e të Hashimit.

Skadarsko Jezera, ka vetëm emrin shqiptar, Liqeni  Shkodrës

Po ky 29 Nëntor i Shqipërisë dhe këndej kufirit, i Jugosllavisë së AVNOJ-it na lanë jashtë Shqipërisë, gati sa gjysma e trojve shqiptare pa i llogaritur edhe ato të mëhershmet që iu dha Malit të Zi, Det, deri në Tivar, Liqene, i Shkodrës, dy te tretat ështe në Mal të Zi, Skadarsko Jezera, ka vetëm emrin shqiptar, është Liqeni  Shkodrës.

S`ka forcë që e mposht Shqipërinë e Kosovën se në ballë ka “Partinë e Punës” e “LPK-në”, se në krye ka socializmin që iu bënë dritë, Fanar i pashuar.

Edi, kush është Gomar (ne në Kosovë ende i themo magar?

Edi më vjen keq prej, më vjen keq prej gomarit por prej tij Hasi i Thatë ka jetua. Një magar ka bërë punën më të madhe se çdo njeri tjetër, më shumë se edhe ti.

A s`është kështu?

Çfarë çudie?

Në Shqipëri udhëheq Partia Socialiste e në Kosovë lpk-istët e konvertuar në “demokratë”, tubohen në Pejë.

Edi Rama, në Pejë, në ndikimin e drogës e të alkoholit, dhe tavolinat plot mish e mezë, i quan magarë të gjitha ata që nuk e përkrahin Hashimin.

Megjithate kishte djem të zotët të penës (jo të pushkës) që ia thanë troq e në sy Edi Ramës.

KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR 

Unë sot zgjodha ish shokun tim të studimeve, ntelektualin, poetin dhe … profesorin Milazim Krasniqin. Qe çka i thot Milazimi Edit:

KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR
Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nësee aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar”.

Nuk është puna se desha apo nuk desha edhe unë të flas për këto mbeturina e plehëra të socializmit e të Partisë Komuniste, nga të dy anët e kufirit por kështu si e ka thënë Milazimi, mua më pëlqeu sepse ”mi kish fjalët nga goja”.

A kanë fytyrë udhëheqësit kukull në Shqipëri (Edi) e në Kosovë (Hashimi)?

Kosova po ndahet

Veriu iku sikur mos të kishte ekzistuar fare. Po ai Veri, në Luftën e Dytë Botërore u mbrojt nga forcat vullnetare shqiptare, deri në Pazar të Ri e tash erdhën bijt e … ve e ish komunistët që kanë  ”ushtri” e polici ”speciale” e nuk mund jo ta çlirojnë por as të shkojnë atje, vetë si turistë.

Nuk është se nuk e dinë kjo farë e keqe e komunizmit por edhe vetë janë të lyer me uthull deri në fyt e të “larë” me urinë.

Ku mbeti 28 Nëntori, festa jonë kombëtare

Dhe po i afrohem fundit të këti tregimi.

Ku mbeti 28 Nëntori, festa jonë kombëtare?

Dhe prap po ia lë fjalën Milazimit.

 “28 nëntori është festa jonë kombëtare, e cila ndërhyri në projektin e shteteve ballkanike dhe shumicës së Fuqive të Mëdha, që synonin ta fshinin tërësisht nga faqja e dheut kombin shqiptar. Nga perspektiva e mbijetesës sonë kombëtare, shpallja e Shqipërisë së mosvarme, kur Perandoria Osmane ishte e sulmuar, në shpërbërje dhe e shfytyruar, është ngjarje kulmore. Por, kjo festë do të duhej të ishte edhe ditë reflektimi për gjenocidin serb e grek kundër kombit tonë në luftërat ballkanike, në të cilat 27% e shqiptarëve kanë vdekur e 35% janë larguar nga atdheu. (Xh. McCarty.) Pra, gjenocidi serb e grek ka shkatërruar të paktën 62% të shqiptarëve! Ky gjenocid nuk do të duhej të harrohej. E pakta, do të duhej që në Shqipëri të kishte një memorial për viktimat e këtij gjenocidi. Përkujtimi i viktimave nuk e zbeh festën. Përkundrazi e vërteton faktin se Shqipëria ka mbijetuar edhe falë asaj sakrifice e vuajtjeje të parrëfyeshme të të parëve tanë. (28 nëntor 2018.”

Ditë e re, shpresë e re (J.X).

Ndoshta do të na vijnë.

Malmö, 1 dhjetor 2018