300 familje pa ujë të pijes në Bërrnicë të Epërme (Video)

09.04.2017 20:05:31

Rrjeti i ujësjellësit nuk po u sjell ujë banorëve të Bërnicës së Epërme, që gjendët rreth 2 kilometra larg Prishinës.

Banorët e Bërnicës së Epërme kanë kërkuar disa herë ndërmarrjen e masave nga kompania e ujësjellësit që të furnizohen me ujë por nuk iu është bërë zgjidhje.

Në dijeni për telashet me ujë që kanë 300 familjet e Bërnicës së Epërme janë edhe në Ujësjellësin Rajonalj.

Zëdhënësja kësaj kompanie, Arbërie Zogiani ka thënë se pritet që shpejt të investohet në rrjetin dhe në pompat e  ujësjellësit, pasi që kësaj pjese viteve të fundit iu kanë shtuar shumë konsumatorë të rinj.