34 aksidente trafiku brenda 24 orëve

08.06.2020 09:53:15

Vetëm gjatë së dielës në tërë Kosovën kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Me lehtësimin e masave për shkak të pandemisë COVID-19, numri i aksidenteve në Kosovë është rritur.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së dielës në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente trafiku.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga 34 aksidente, 23 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 11 me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së dielës Policia e Kosovës ka shqiptuar 984 tiketa për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut.