35 vjeçari, viktima e dytë si pasojë e së ftohtit në Sarandë

08.01.2017 13:40:37

Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në vendin tonë, duke e çuar në dy numrin pas rastit në Durrës.

Një 34-vjeçar nga Saranda ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për Leonard Arapin, i cili jetonte në një banesë, ku ishte sistemuar përkohësisht.

Mësohet se Leonard Arapi ishte endacak dhe konsumues i alkoolit.

Një ditë më parë policia e Durrësit gjeti një person të pajetë  në lagjen 17 të qytetit. Viktima ishte një 38-vjeçar endacak dhe dyshohet se vdiq nga i ftohti.