Këta janë nëntë futbollistët e padëshiruar të Mourinhos, aty edhe Januzaj

28.07.2016 19:37:14

Siç u përmend edhe më parë, Jose Mourinho ka mbajtur bisedime me krerët e skuadrës ku ia ka bërë të qartë listën e lojtarëve që nuk llogarit në ta.

Trajneri portugez ka formuluar një listë me disa nga futbollistët që nuk janë duke e bindur gjatë përgatitjeve parasezonale.

Sipas tabloidit anglez Daily Mail, nëntë futbollistë janë të gjithë të lirë për tu larguar ose me marrëveshje të përhershme ose në huazim nga United.

Tim Fosu-Mensah, Paddy McNair, Tyler Blackett, Cameron Borthwick-Jackson, Andreas Pereira, Will Keane dhe James Wilson janë futbollistët e ri që Mourinho i ka lënë të lirë të largohen.

Ndërsa, edhe Bastian Schweinsteiger dhe mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj janë të lirë të gjejnë skuadrat e reja, pasi trajneri portugez nuk llogarit në ta.