Baroni i drogës sulmohet me thikë nga vrasës me pagesë

28.07.2016 19:40:41

Një baron droge në Skoci është sulmuar me thikë nga dy vrasës me pagesë në Edinburg të Skocisë, sapo ai zbriti nga fuoristrada e tij Mercedes.

Sean Lugs McGovern, që njihet si bossi i heroinës në Skoci, u qëllua me thikë në qafë nga dy persona që po e prisnin sapo të zbriste nga automjeti.

Britanikja ‘The Mirror’ shkruan se ai u vu pas tyre duke i ndjekur, por u rrëzua në tokë pas disa metrash.

Baroni i drogës është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mediat britanike shkruajnë se bota e krimit do të tronditet, pasi nuk ka për ta lënë me kaq këtë histori.