4 gra të arrestuara për prostitucion në Prishtinë

21.08.2019 12:13:12

Në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dje rreth orës 19:00 janë arrestuar katër gra si të dyshuara për përfshirje në veprën penale të prostitucionit.

Rasti nga policia është cilësuar si “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.