Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim kërkon shkarkimin zëvendësministrit të Arsimit që sipas tyre nuk ka të përfunduara studimet themelore

23.06.2020 18:13:32

Lëvizja Studentore për Barazi, Studim Kritikë Veprim thotë se zëvendësministri i Arsimit i sapoemëruar nuk i ka përfunduar as studimet e nivelit Bachelor, ndërsa sipas tyre nota e tij mesatare gjatë studimeve është vetëm 6.8.

Kjo organizatë studentore përmes një postimi në Facebook kanë thënë se kjo është një goditje e madhe për arsimin në Kosovës, duke shtuar se kjo goditje vjen pas emërimit të Ramë Likaj si ministër të Arsimit dhe shkencës.

“Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë̈. Kjo është̈ një̈ goditje tjetër e rëndë̈ për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit. Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti? Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë̈ Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zëvendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se këso goditje për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

“Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë̈ së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë̈ erdhi Ramë Likaj i cili është̈ akuzuar për plagjiaturë, pasi që i njëjti për një̈ periudhë të shkurtër kohore ka botuar një̈ numër̈ të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen”, thuhet në këtë njoftim.