Një shtetas i Sirisë arrestohet në Prishtinë

17.06.2018 17:22:46

Një sirian është arrestuar mbrëmë në orën 22:30 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Rasti është raportuar nga Policia në raportin e 24 orëve të fundit.

Sipas këtij raporti i dyshuari i ka prezantuar zyrtarit policor një pasaportë të falsifikuar.

Zyrtarët nga policia e as nga aeroporti nuk kanë dhënë informata rreth kohëzgjatjes së qëndrimit të dyshuarit në Kosovë dhe as për destinacionin e tij me pasaportën e falsifikuar.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit.