4 shtator, 2016 / vargje nga Shukrije Gashi

04.09.2020 19:46:33
4 shtator, 2016
Mund te ishim ndryshe
sikur dje te shiheshim drejt ne sy
jo me shpinen kthyer
Mund t’i gezoheshim endrres per me shume
buke ne secilen sofer
dhe diell ne shpirtin e ngjizur me acar
lufte dje
Mund ta dashuronim jeten
me pak nostalgji per thyerjen e nje gote
si per mua edhe per ty
Tek sheshi mund te ngrenim nje shtatore
lirie me nje emer per te gjithe Heronjte
me nje pite te madhe feste
per te gjthe
ne nje arene paqeje shumengjyreshe
me nje dolli gezimi kupat t’i kaperdinim
me gaz
pas nje dite pune ne fabrika
do te na rrinte me bukur mbremja
n’fytyre
nga lumturia per pagen e dinjitetshme neser
per çatinë pa qeremide te thyera
Mund cfare nuk mund te benim me mire
dje e sot
per mrekulline e çasteve anemone
qe zhduken si fluske sapuni
e nuk mund t’i zeme me kurre
bashke me ata qe i duam
dhe neser na mungojne shume
sa e ftohet dhimbja kjo melodi
grishje ne lojen e pikellimit
qe nuk shqitet dote
jam veshur ç’moti me vajin
e kesaj violine
e po me dhembe shpirti
dje duheshim me shume se sot
anipse me shume plage
ishte me mire se neser ….