Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Izraeli.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se Kosova do të mbajë premtimin dhe do të vendos misionin diplomatik në Izrael.
“Unë e mirëpres njoftimin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Kosova do ta mbaj premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në Izrael”, shkruan Thaçi në Twitter.