Netanjahu: Faleminderit Vuçiq, që e keni njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit

04.09.2020 19:00:09

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “vendimin për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur Ambasadën e Serbisë atje”.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për vendet e tjera evropiane që të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem”, tha Netanyahu dhe shtoi se Izraeli dhe Kosova do të vendosin gjithashtu marrëdhënie diplomatike.

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Sipas kësaj marrëveshje, siç shkruan Reuters, Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem dhe se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar për normalizimin dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.