Kosova e Shqipëri ta kenë një treg unik

14.11.2016 13:24:03

Drejtues të Bashkisë së Sarandës, drejtues të bizneseve dhe sipërmarrës të sferave të ndryshme të biznesit janë takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramiz Kelmendin, ku kanë diskutuar lidhur me forcimin e këmbimeve tregtare. Kelmendi tha se duhet ta ndërtojmë një treg unik, për të cilin nuk na pengon askush.

Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka deklaroi se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe këmbimet ekonomike, si pararendës i zhvillimeve të nesërme më të mira.

Ajo foli edhe për produktet që do t’i prezantojnë në panairet në Kosovë.

Zëvendësministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të avancojmë shkëmbimin tregtar të dy shteteve.

Delegacioni nga Saranda po vazhdon me hapjen e panairit.