Akset rrugore të bllokuara nga dherat në Kukës, Dibër dhe Vlorë

14.11.2016 13:15:11

Në 3 qarqe të vendit ka ende probleme për qarkullimin për shkak të rrëshkitjes së dherave nga reshjet. Konkretisht, në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe të Vlorës. ARRSH njoftoi se gjatë orëve të mëngjesit pati probleme me rrëshkitjet e dherave në aksin Qafa e Malit-Fierzë, por firmat kontraktore kanë ndërhyrë menjëherë duke e pastruar.

Ministria e Transportit njoftoi se ministri Sokol Dervishaj ka dhënë urdhër për gadishmëri maksimale ndaj gjithë drejtorive rajonale të ARRSH, si dhe ka bërë thirrje për prani me mjete dhe punonjës shtesë.

Qarku Kukës
Në disa  nga akset e këtij Qarku ka prani të materialeve në rruge. Firmat kontraktore po punojne me mjete dhe fuqi punëtore për pastrimin e akseve.
Në aksin Fushe Arrez – Nyja Fushe Dukagjin, kalimi  kryhet  vetem për mjetet e vogla dhe furgonat, për shkak te shembjes se ndodhur para disa kohesh dhe shirave te diteve te fundit.  Firma kontraktore po punon për mbajtjen nen kontroll  te situates.

Në aksin Krumë – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatesi rreth 50 ml, rruga është 1 kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin B. Curri – Valbonë, kalimi kryhet me një korsi.   Në vend  ka prani të mjeteve dhe fuqi punëtore të shtuar të kontraktorit, të cilet bëjnë pastrimin e aksit nga rënia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave.

Qarku Dibër

Në disa  akse  të këtij Qarku ka prani te materialeve , por pa problem per qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe fuqi punëtore të shtuar për pastrimin e akseve.
Aksin K. Hadroj – Qafe Bene, është hapur me dy kalime në të gjithë gjatësinë e tij. Megjithatë herë pas here ka rënie guresh e dherash nga rreshjet. Firma kontraktore po bën pastrimin e aksit.
Tek Ura ne Hyrje të Urës së Klosit, ka dëmtime të shpatullave të urës, nga prurjet e lumit.

Qarku Vlorë

Në aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është demtuar Ura qe lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndertimin e një ure të re.

Image