Vlorë, vrau shokun për makinën, burg për autorin e dyshuar

14.11.2016 13:30:32

Gjykata e Vlorë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Ribajn, i cili akuzohet se vra me armë zjarri kallashnikov shokun e tij Fabion Veizaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Vranisht.

Po ashtu, gjykata ka lënë në burg edhe shoqëruesin e autorit të dyshuar të krimit. Endri Pango.

Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS në pronësi të Marjos, të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016. Autori i ka shitur një makinë viktimës dhe për pasojë mes tyre a nisur edhe sherri.  Gjendet dhe sekuestrohet arma e krimit “Automatik model 56”, 2 krehra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.