Në Shqipëri: 4 vjet burg gjyqtares Majlinda Andrea, por dënimi konvertohet me shërbim prove

14.06.2017 18:50:53

Gjykata e lartë ka cilësuar fajtore dhe ka dënuar me 4 vjet burg gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andera me akuzën e korrupsionit pasiv.

Andrea nuk do të shkojë në burg pasi kolegji vendosi ta pezullojë këtë vendim duke e konvertuar këtë dënim me 3 vjet shërbim prove. Gjithashtu gjykata vendosi heqja e të drejtës për ushtrimin e profesionit për të paktën 5 vjet.

Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 1 vit e gjysmë burg bashkëshortin e gjykatëse, i cili në aferën korruptive kishte rolin e sekserit. Odhise Andrea do ta kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Gjyqtarja Majlinda Andrea me ndërmjetësimin e bashkëshortit Odhise Andrea ka marrë një shumë prej 50 mijë eurove për një vendimmarrje pronash në zonën e Sarandës. Në këtë proces u morën të pandehur Ilia Cabirit dhe Eleni Lino persona të cilët kishin paguar paratë tek sekseri Petraq Dashi, i afërm i gjyqtares Andrea.