Gjimnazistet kosovare të parat në botë

10.04.2017 15:15:12

Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, Elena Hyseni dhe Fatlindë Zogaj, janë shpërblyer me dy medalje ari në Olimpiadën Ndërkombëtare “Golden Climate 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Këto nxënëse e përfaqësuan Kosovën në këtë Olimpaidë që po mbahet në Keni të Afrikës.

Ata i fituan dy medaljet e arit  me projektet shkencore “Eko-beton / Rritja e Performancës” duke i përdorur mbetjet industriale si hiri i cili del nga termocentralet e Obiliqit dhe mbetjet e plastikës në mënyrë që të pastrohet ambienti, dhe të krijohet një material i ri në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, një eko-bllok dhe jo më kemikale të dëmshme në ushqimin tonë ku me përdorimin  e bykut dhe kërcellin e misrit prodhohen  plehra natyrale, ku më pas bimët janë rritur më shpejt dhe më shëndetshëm, dhe në të njëjtën mënyrë nuk i shkaktojnë problemet dhe sëmundjet që vijnë nga plehrat artificialë”, transmeton Klan Kosova.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi  2000  projekte shkencore  nga 70 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 180 nga 30 Shtete projekte finalistë.

Me 70 shtete nga gjithë bota dhe mbi 30 shtete të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin dy medalje ari në Garën ndërkombëtare:  “Golden Climate International Enviromental Project Olympiad”.