Zyra e BE-së në Kosovë dënon gjuhën kërcënuese ndaj komuniteteve

10.04.2017 15:27:50

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dënuar gjuhën, siç thuhet, kërcënuese ndaj minoriteteve në Kosovë.

“Gjuha kërcënuese nxit urrejtje ndër etnike, pra dy minoriteteve tjera dhe që pengon rrugën e pajtimit dhe të dialogut”, thuhet në një qëndrim në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim, duke se lidhet me një deklaratë të deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, ku ka thënë se një ekstradim i mundshëm i Ramush Haradinajt në Serbi do të bënte që serbët të ndiqeshin nga Kosova.