43 aksidente brenda ditës

17.12.2019 14:25:48

Gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së hënës në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion.

Sipas njoftimit, 17 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 26 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, gjatë së hënës Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.