46 të vrarë në Irak

15.10.2016 19:36:45

Si pasojë e sulmeve rreth 46 persona janë vrarë në Irak të shtunën, duke përfshirë edhe një sulm vetëvrasës të pretenduar nga grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik, shkruan afp.

Dhuna vjen  pasi forcat irakiane po përgatiten për një operacion për të rimarrë nën kontroll Mosulin, qyteti i vetëm i cili po vazhdon të kontrollohet nga ISIS-i.

Në sulmin vdekjeprurës, sulmuesi vetëvrasës pati në shënjestër një tubim funerali, ku të pranishmit ishin mbledhur për ti bërë nderimet e tyre në zonën Shaab, me shumicë shiite, duke vrarë 34 persona dhe plagosur 36 të tjerë, thonë zyrtarët.