53 të infektuar po trajtohen në Kliniken Infektive, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

20.04.2020 13:38:46

Dy prej 53 personave që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së janë në mjekimi intensiv të intubuar, pasi janë në gjendje kritike.

Kështu ka thënë në një konferencë për media, drejtoresha e Klinikës Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha.

Ajo ka njoftuar se po ashtu edhe 11 prej këtyre pacienteve të infektuar me koronavirus janë me oksigjeno terapi,

“Sa i përket rasteve pozitive në Kliniken Infektive në ditën e sotme janë të hospitalizuar 53 raste, të gjithë janë pozitiv përpos edhe 7 të tjerë që janë në pritje të rezultateve deri në këtë moment. Prej 53 rasteve 11 janë me oksigjeno terapi, që do të thotë janë në gjendje me të renduar dhe dy të tjerë janë në mjekimi intensiv të intubuar. Të intubuar e dini që janë një grua shtatzënë dhe një person tjetër nga Prizreni”, ka thënë ajo.