Amerikanët në këmbë, protestojnë kundër qëndrimit në shtëpi

Amerikanët në këmbë, protestojnë kundër qëndrimit në shtëpi

20.04.2020 13:49:39

Në tërën Amerikën gjatë vikendit të kaluar janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, që nënkupton se qytetarët duhet të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër guvernatorët e shteteve amerikane janë skeptikë sa i përket deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, se ka mjaftueshëm teste për coronavirust dhe se shpejtë duhet të rihapet ekonomia e vendit.

Në Washington në rrugë kanë dalë afro 2.500 persona, pavarësisht që ndalohen tubimet publike prej më shumë se 50 personave. Ata protestuan kundër urdhrave të guvernatorit nga radhët e Demokratëve, Jess Insli, që po u bën thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Shumë prej demonstruesve nuk bartnin maska mbrojtëse edhe pse organizatorët dhe ekspertët shëndetësorë, u kanë bërë thirrje që ta bëjnë një gjë të tillë, raporton Reuters.

Në Denver janë mbledhur qindra qytetarë duke kërkuar që të hiqen bllokadat, derisa punonjësit shëndetësor kanë mbajtur një kundër-protestë.

Demonstrata kundër masave kufizuese në luftën kundër coronavirusit janë mbajtur edhe në Teksas, Wisconsin, Ohio, Minesota, Michigan dhe Virginia.