60 mijë euro Hidroregjionit jugor në Prizren

08.09.2016 11:20:28

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komunë Ramadan Muja, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë  rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni  Jugor”, Besim Baraliu.

Sipas marrëveshjes MMPH do të financojë projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit ”, në vlerë prej: 60,000.00 euro.

 

Shala gjithashtu në këtë takim ka biseduar edhe për ecurinë e projektit të Grumbullimit dhe Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçante për ketë pjesë të Kosovës,