Oferta e Olimpiakos për Lorik Canën

08.09.2016 11:35:52

Lorik Cana, pas tërheqjes nga kombëtarja shqiptare, është në dilema për të ardhmen e tij.

Ai ka nisur kurs për t’u bërë trajner futbolli, duke ndjekur kështu rrugën e shumë futbollistëve të njohur dhe më pak të njohur.

Mirëpo, sipas mediave greke, Lorikut mund t’i ofrohet një kontratë nga Olimpiakos, e cila sipas këtyre mediave, ka mbetur peng i kërkesës së madhe që ka bërë futbollisti i njohur shqiptar, i cili ka kërkuar 700 mijë deri në 800 mijë euro në sezon./fokusi.org