“Foleja” e re e kuqezinjve, ‘Arena Kombëtare’ mahnitëse

31.05.2019 15:08:02

“Arena Kombëtare” nuk do të jetë gati për kuqezinjtë tanë ndaj Moldavisë, ashtu siç edhe të gjithë shpresonin, megjithatë shtëpia e re do t’i hap dyert në ndeshjen e radhës që Kombëtarja do të ketë për kualifikueset e Europianit.

Nëpërmjet një video profesionale të cilën mund ta ndiqni edhe më poshtë, mund të shijoni pamjen mbresëlënëse të stadiumit të ri. Sigurisht që edhe terreni është një çështje e rëndësishme për imazhin e një vendi.

Ndryshe nga shumë vite më parë, Shqipëria ka shtuar terrenet sportive me kushte të mira, me Kombëtaren që do të ketë tre alternativa mes kryeqytetit, Shkodrës dhe Elbasanit për të zhvilluar ndeshjet e saj.