Alonson nuk e do Hamilton te Mercedes

07.12.2016 10:05:34

Të gjithë duan të shikojnë cdo fundjavë një Real-Barca, të gjithë duan Fernando Alonson me Leëis Hamilton në një skuadër, por me ndonjë përjashtim të vogël, natyrisht nisur nga interesa të rëndësishme. Për shembull ai që nuk e dëshiron dicka të tillë, është piloti britanik i Mercdes, që voton kundër spanjollit. Alonso dhe Hamilton respektohen, të dy e konsiderojnë njëri tjetrin si pilotin e dytë më të mirë dhe e dinë se sejcili mund të jetë rivali më i vështirë për njëri tjetrin, dhe për këtë arsye, nëse spanjollit do ti pëlqente një transferim te Mercedes, Hamilton dicka e tillë nuk do ti pëlqente shumë. Për arsye të ndryshme, por kryesorja ka të bëjë me fgaktin që Hamilton dëshiron të vazhdojë jetë piloti i parë në skuadër dicka më e thjeshtë kjo me një shok tjetër në vend të një ylli të Formula Një si Alonso. Në këtë mënyrë anglezi përbën një prej problemeve kryesore për Fernando Alonson. Gjithsesi problemi më i madh për spanjollin mbetet kontrata e tij me McLaren dhe mbi të gjitha me Hondën. Skuadra britanike po ushtron presion ndaj spanjollit që ti qëndrojë besnik projektit të cilit ju bashkua vitin e kaluar, dhe mbi të gjitha është Honda që po bën gjithcka që ai të mos ndryshojë ngjyrat e skuadrës. Shefat japonezë kanë besim të verbër te Alonso për sa i përket projektit të tyre në Formula Një, ta bëjnë McLaren Honda kampione, mision ky më i vështirë pa Fernando Alonson.  Mediat spanjolle bëjnë të ditur ndërkohë edhe për një klauzolë sipas së cilës Alonso mund të largohet vetëm nëse Honda do të jetë dakord me transferimin. Për sa i përket aktorëve pro transferimit të Alonsos te Mercedes dy janë sponsorët kryesorë. Niki Lauda dhe Paddy Loëe, Presidenti jo ekzekutiv e konsideron opsionin më të mirë, ndërsa drejtori teknik beson shumë në aftësitë e tij për të zhvilluar një makinë që me rregullat që do të aplikohen vitin tjetër do të ngjajë akoma më shumë me ato të sezoneve 2005 dhe 2006 kur Alonso ishte në kulmin e suksesit. Të dy e dinë se në këto kushte spanjolli do të kishte pak rivalë, dhe po kaq mirë e di dhe Hamilton që në vend të tij preferon dikë tjetër në skuadër.