61 mijë euro gjoba për subjektet e lojërave të fatit

04.04.2018 16:53:58

Gjatë muajit marsit veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit janë ndëshkuar me gjoba në vlerën 61 mijë euro.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njofutar se janë  vendos  shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë,  Klinës, Deçanit dhe Gjilanit.

Drejtoria e Lojërave të Fatit, njofton se do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.