Presidentja e Lituanisë flet për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

04.04.2018 16:52:15

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitë ka përmendur Kosovën të martën mbrëma, në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington.

Ajo ka thënë se shtetet baltike bashkë me SHBA-të do të vazhdojnë të kujdesen në misionet e tyre të përbashkëta në vende të ndryshme, siç është edhe Kosova.

Këtë deklarate ajo e bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump ka pritur liderët e shteteve baltike të cilat kanë kërkuar nga Uashingtoni zyrtar që të adresohet ndërhyrja ruse nëpër shtet të ndryshme.

Trump gjatë takimit me krerët e Lituanisë. Estonisë e Latvisë, ka thënë se askush nuk është treguar më i ashpër me Rusine se sa ai.