Në Pragë, tentimatentati ndaj kancelares Merkel

26.08.2016 21:03:09

Ndaj kancelares gjermane Angela Merkel ishte planifikuar një atentat. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës që kjo e fundit kishte në Pragë, por fatmirësisht policia ndërhyri duke arrestuar në kohë atentatorin e dyshuar.

Mediat e huaja shkruajnë se atentatori u përpoq të çante me makinë eskortën e kancelares gjatë udhëtimit nga aeroporti në selinë e Kryeministrit çek, por u arrit të ndalohej në kohë. Mediat gjithashtu raportojnë se policia hapi zjarr ndaj automjetit të agresorit, i cili ndaloi dhe u vu në pranga.

Shefi i policisë çeke tha për mediat vendase se agresori kishte vepruar i vetëm. Në automjetin e tij u gjetën sende të forta dhe bomba gazi lotsjellës. Gjithsesi autoritetet çeke sqaruan se jeta e kancelares gjermane nuk u vu për asnjë moment në rrezik. Gjatë vizitës në Çeki, Angela Merkel vizitoi kryeministrin çek, Bohuslav Sobotka, por që është pritur me protestat për të kundërshtuan politikën e dyerve të hapura për emigrantët.