Kush po do ushtri evropiane?

26.08.2016 20:54:14

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Bashkimi Evropian duhet të fillojë të krijojë një ushtri të përbashkët, shkruan Reuters.

Orban, kritiku i fortë i policisë  së imigracionit të Bashkimit Evropian, tha se siguria duhet të jetë prioritet në Evropë, transmeton KosovaPress.

“Ne duhet të vendosim sigurinë në vend të parë, dhe se duhet të fillojmë të krijojmë një ushtri të përbashkët evropiane”, tha Orban në një konferencë për media pas takimit me anëtarët e shteteve të Evropës qendrore dhe kancelaren Angela Merkel, në Varshavë.