72-vjetori i Çlirimit, ish të përndjekurit në protestë: Kriminelët të marrin dënimin e merituar

17.11.2016 14:25:24
Ish te perndjekur politike, duke protestuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ku kane kerkuar qeverise krijimin e nje ligji qe denon krimet e komunizmit.

Ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar sot, në ditën e 72-vjetorit të Çlirimit të Tiranës për të kërkuar të drejtat që sipas tyre u janë mohuar në vite.

Të mbledhur para Institutit të të Përndjekurve, me pankarta në duar ata kërkuan dënimin në gjykatë të të gjithë kriminelëve, për të vënë në vend drejtësinë, sipas tyre, e mohuar për dhjetëra vite me radhë.

Besim Ndregjoni, kreu i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë kërkoi nga Parlamenti që të kërkojë falje për krimet barbare të kryera nga diktatorët komunistë.

Sipas Ndregjonit, historianët duhet të japin shpjegime për rishkrimin e historisë, ku duhet të verifikohen të vërtetat dhe të vihet në vend drejtësia.