82 të vrarë nga një sulm ajror në Jemen

08.10.2016 20:00:10

Koalicioni ajror saudit, ka goditur një sallë funerali në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, duke vrarë kështu 82 persona, thonë zyrtarët.

Më shumë se 500 të tjerë u plagosën, citon AP qeverinë e drejtuar nga rebelët Houthi.Rebelet Houthi janë në luftë me qeverinë  e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila është e mbështetur nga aleanca ushtarake saudite.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ka përgatitur rreth 300 qese të trupave. Qindra pjesë të trupave janë gjetur brenda dhe jashtë sallës.

Një dëshmitar i cili i kishte shpëtuar vdekjes, e përshkroi skenës si “liqen gjaku”.