Kryeministri Mustafa në Kuvendin e Kosovës

09.08.2016 12:39:28

Kryeministri Isa Mustafa sapo është parë duke hyrë dhe ngjitur shkallët për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në katet ku ndodhet Presidenca, dhe zyra e grupit parlamentarë të LDK-së.

Deri tash nuk janë dhënë detajet për arsyen e kësaj vizite të Mustafës në Kuvend.Megjithatë ajo çfarë dihet është se nga ora 15:00, kryeministri Mustafa do të merr pjesë në konferencë për media të organizuar nga Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.