Këta janë emrat e trupin ad hoc për media në Maqedoni

09.08.2016 12:33:25

Slagjana Dimishkova nga Vest, Cvetin Çilimanov nga MIA, Goran Trpenovski gjithashtu nga Vest dhe Ljubomir Kostovski nga online e përjavshmja Globus, janë katër anëtarët e trupit ad hoc, të propozuara nga partitë, konfirmon Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për Radion Evropa e Lirë, transmeton Telegrafi Maqedoni

Dy të parët janë propozim i OBRM-PDUKM, kurse Trpenovski dhe Kostovski të propozuar nga LSDM-ja. Partitë siç bëhen të njohur emrat dje i dorëzuan në mënyrë elektronike.

Sipas ndryshimeve të ligjit zgjedhor, anëtari i pestë i cili nuk është propozim i partive, katër përfaqësuesit e partive duhet të bien dakord, kurse drejtori i agjencisë për të caktojë brenda 15 ditëve nga emërimi i tyre. Tërë kjo procedurë duhet të përfundojë deri më 20 gusht, raporton REL.