91 vjeçari shpëton gruan, vdes pasi goditet nga një pemë

23.01.2017 17:53:22

Giacomo Smedile, 91 vjeçari nga Italia ka vdekur pasi është goditur nga një pemë, në kohën kur po shëtiste në rrugët e Tajlandës.

Gjatë momentit kur ai dhe gruaja e tij po ecnin rrugës në qytetin Pattay, një degë e një peme filloi të binte. Pensionisti italian e shtyu gruan në kahun tjetër të rrugës, por në momentin që vet filloi të largohej ai u godit nga dega e pemës duke vdekur në vend.

Policia tajlandeze doli menjëherë në vendin e ngjarjes, por 91 vjeçari kishte ndërruar jetë.

Pas incidentit, gruaja e tij rrëfeu se Giacomo ishte ende i fortë dhe i shëndetshëm. “Ishim duke ecur, mendoja se ai po gënjente. Pema i ra mbi kokë dhe e mbyti në vend. Ai ishte i shëndetshëm . Jam e shokuar” citohet të ketë thënë bashkëshortja e viktimës.