“Në dalje të kufirit shtetëror të forcohet kontrolli i shtetasve që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet Shengen / BE-se duke kryer verifikime dhe intervistime të detajuara si: adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do shkojë; ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit); biletë rezervimi për kthimin si dhe mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit”, thuhet ne urdhër.
Kontrollet do të shtohen edhe ndaj agjencive turistike, me të cilat fare lehtë kushdo mund ti përdorë për qëllime azili.
Por që prej nisjes së zbatimit të këtij urdhri, mësohet se në aeroportin “Nënë Tereza” ka pasur pakënaqësi nga shtetasit shqiptarë që dalin jashtë kufirit, të cilët në disa raste i janë drektuar edhe Policisë së shtetit për të kryer denoncime.
Gjithsesi ky urdhër sensibilizimi për shqiptarët vjen në një moment kur Franca prej rreth një muaji ka ngritur shqetësimin e shtimit të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në këtë shtet. Pak ditë më parë për këtë çështje në Francë kanë qenë dy ministrat shqiptarë, ai i Jashtmi Ditmir Bushati si dhe ai i Brendshmi (që pritet të konfirmohet nga vetë Rama) të cilat janë takuar me ministrin e jashtëm francez, ku çështja e emigracionit dhe kërkesat për azil kane qenë në fokus të diskutimeve.