Thaçi ngushëllon familjen Lladrovci

04.08.2017 21:18:07

Ka ndërruar jetë Tush Lladrovci, babai i heroit Fehmi Lladrovci dhe kryetarit aktual të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen Lladrovci.

Postimi i plotë i Thaçit:

 

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veteranit dhe atdhetarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Muhamet Lladrovci, bacit “Tush”.

Baci “Tush” ishte baba i komandantit Fehmi Lladrovci dhe i veprimtarit Ramiz Lladrovci. Në ditët më të vështira baci “Tush” ishte në mbështetje të udhëheqësve të lëvizjes kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjes Lladrovci i shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Presidencës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.