Mospjesëmarrja e koalicionit PAN në seancën e sotme konstitutive të Kuvendit, bëri që ajo të ndërprehet përsëri, duke i lënë vend takimit konsultativ ndërmjet partive politike.
Një takim i tillë është caktuar që të mbahet përsëri të mërkurën, ku do të diskutohet në mënyrë që të gjendet një rrugë për daljen nga kriza.
Situata aktuale politike në Kosovë nuk iu ka ikuar as mediave serbe, disa prej të cilave ngjarjet që kanë ndodhur dje dhe sot në Kuvend i kanë paraqitur si kaos.
“Kaos i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, seanca ndërprehet sërish”, është titulli i gazetës serbe B92.
“Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi nuk morrin pjesë partitë e koalicionit të luftës. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Listës serbe dhe pakicat tjera, kurse vazhdimi i saj nuk është i sigurt.”.
Si një kaos, situatën e sotme në Kuvend e ka paraqitur edhe Telegrafi serb.
Në raportin e kësaj medie thuhet se në mungesë të kuorumit seanca është shtyrë, për t’i hapur rrugë takimeve konsultative.
“Në mungesë të kuorumit për vazhdimin e seancës konstitutive, kryesuesi i Kuvendit ka kërkuar konsultime me kryetarët e grupeve parlamentare. Në mbledhje munguan deptuetët e Listës serbe dhe të koliconit të luftës”, shkruan Telegrafi i Serbisë.
Kurse agjencia serbe e lajmeve Tanjug, shkruan se pas kësaj krize politike tashmë në horizont shihen edhe zgjedhjet e reja.
Në raportimin e tyre është përfshirë një deklaratë e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe e amabasdorit amerikan, Greg Delaëie.
Ndryshe, takimi i radhës konsultativ pritet të mbahet të mërkurën kurse ende nuk dihet një datë e saktë se kur mund të vazhdojë seanca.






































