Kurban Bajrami, qindra besimtarë falën namazin në sheshin “Skëndërbej”

01.09.2017 11:16:30

Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën që në orët e para të së premtes në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit. Përpara besimtarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. Ndërsa për Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kjo festë ka një rëndësi shumë të madhe në këto kohë.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban e duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë. E për t’ju përmbajtur kësaj fryme solidariteti, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur që drekën e Kurban Bajramit ta shtrojë për të moshuarit që jetojnë në azilin e pleqve në Tiranë.