Don Lush Gjergji: Jemi të vëllezërit tanë shqiptarë t’i urojmë për Kurban Bajramin

01.09.2017 11:27:32
Në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë shkuar për të uruar edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike të Kosovës.

Aty ka qëndruar Don Lush Gjergji që ka thënë se po urojnë vëllezërit shqiptarë myslimanë me rastin e kësaj feste, njofton Klan Kosova.

“Jemi te vëllezërit tanë shqiptarë për të uruar festën e Kurban Bajramit, për të uruar në emër të Kishës Katolike”, ka thënë Gjergji.

“ Kjo festë na përkujton flijimin të cilin Zoti e çmon dhe shpërblen”.

“Gjithë atyre që u përkasin fesë islame ju urojmë Kurban Bajramin”, ka thënë ndër të tjera