Leo Messi ka, si llogarinë e tij në Twitter (‘Team Messi’), aftësinë e të shënuarit sa një ekip. Futbollisti i Barcelona ka realizuar në këto shtatë javët e para të La Liga-s më shumë gola sesa 13 ekipet e plota të Ligës Spanjolle. 11 golat e tij personalë lënë pas ekipe si Sevilla, Villarreal, Athletic dhe Deportivo, që arrijnë në 9 gola, ndëssa Real Madrid dhe Celta, që kanë nga 13 gola, dhe Atletico me 12 gola, janë fare pak përpara yllit argjentinas. Barcelona është skuadra më sulmuese në La Liga, me 23 gola në favor, dhe gati gjysma e tyre kanë për autor Messin. Skuadra e dytë më e efektshme në sulm është Real Sociedad, që mbart 17 gola, e ndjekur nga Valencia (15 gola). Gjeniu nga Rosario i ka ndarë golat e tij në katër nga shtatë ndeshje të luajtura në kampionat: ai nënshkroi një “hat trick” kundër Espanyol, një “poker” kundër Eibar dhe dy dopieta, ndaj Alavés dhe Las Palmas.
KLUBI | GOLA |
FC Barcelona | 23 |
Real Sociedad | 17 |
Valencia | 15 |
Real Betis | 14 |
Real Madrid | 13 |
Celta | 13 |
Atlético | 12 |
LEO MESSI | 11 |
Sevilla | 9 |
Villarreal | 9 |
Getafe | 9 |
Athletic Club | 9 |
Deportivo | 9 |
Levante | 8 |
Espanyol | 7 |
Girona | 6 |
Leganés | 5 |
Las Palmas | 5 |
Málaga | 4 |
Eibar | 3 |