Do të qeshni me lot: Me huqjen e tifozëve shqiptarë po qesh e gjithë Spanja (VIDEO)

10.10.2016 18:49:24
Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka publikuar një video ku tregon një gafë që ka ndodhur me tifozët shqiptare dje në Shkodër.
Dy tifozë spanjollë të veshur me uniformat e Spanjës, ndërkohë që qëndronin pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Spanjës, janë ngatërruar nga shqiptarët si futbollistë spanjollë. Ditën e sotme në Spanjë kjo video është bërë hit dhe ka marrë shumë shpërndarje. Ndërkohë gazetari spanjoll i cili ndodhej aty, nuk ka nguruar dhe e ka filmuar këtë pjesë, duke intervistuar më pas edhe tifozët spanjollë.

“Ishim në Bari dhe menduam të udhëtonim drejt Shqipërisë për të mbështetur kombëtaren”, shprehet njëri prej tyre. “Tani është e pamundur të largohemi që këtu, ju e shikoni ç’po ndodh”, thotë tifozi tjetër spanjoll.