Lajm i madh nga Allegri, zbulon emrin e klubit ku dëshiron të jetë trajner në vitet e ardhshme

07.01.2017 14:18:09

Massimiliano Allegri ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Juventus.

Massimiliano Allegri dëshiron të mbetet trajner i Juventusit për një kohë të gjatë.

Së fundmi spekulohej se ai mund të largohet nga klubi në fund të sezonit. Por, Allegri ka mohuar gjithçka.

“E ardhmja ime? Ndihem mirë në Juventus”, deklaroi ai në konferencë për media para duelit me Bolognan, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i lumtur dhe shpresoj të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, theksoi Allegri.