Mats Hummels beson në fitore ndaj Arsenalit

14.02.2017 20:18:01

Të mërkurën mbrëma, duke filluar nga ora 20:45, Bayern Munich pret Arsenalin në Alianz Arena, ndeshje e vlefshme në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i gjermanëve, Mats Hummels, beson se skuadra e tij mund të marrë fitore në ndeshjen e parë mes tyre, para asaj që do të zhvillohet 3 javë më vonë në Emirates Stadium.

“Luajmë në shtëpi dhe duam t’i bëjmë presion Arsenalit, t’i tregojmë sa e vështirë është të luash këtu. Duam të jemi skuadra më e mirë”, tha Hummels, duke dhënë sinjale se duan këtë trofe.