Arrivabene: Me rregullat e reja, Ferrari pretendon titullin

14.02.2017 20:24:50

“Kemi shumë punë për të bërë, ndaj nuk kam qenë shumë aktiv me mediat kohët e fundit. Kemi nisur të montojmë makinën e këtij viti”, ka thënë drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio Arrivabene për mediat italiane gjatë festës së 110-vjetorit të Pirellit, kompanisë që furnizon makinat e Formula 1.

Ai beson se këtë vit do të shohim një makinë ndryshe. “Kemi bërë një punë të madhe, sidomos me gomat. Rregullorja ka ndryshuar, kanë ndryshuar përmasat e gomave, ndaj dhe sfida që kemi përpara është e madhe. Besoj se do të ketë më shumë spektakël në pistë këtë vit në Formula 1”, u shpreh më tej Maurizio Arrivabene.Drejtori sportiv i Ferrarit, Maurizio ArrivabeneMegjithatë, shefi i makinës italiane nuk kërkon të japë asnjë deklaratë në lidhje me paraqitjen që “kokëkuqja” do të bëjë në pistë këtë sezon. “Jemi kuriozë të gjtihë të shohim se si do të jetë Ferarri i ri, por edhe se si do të jenë makinat e tjera, si do të përshtaten me gomat e reja dhe impakti që do të kenë. Unë mendoj se testet e para do të na japin një panoramë të parë të punës së bërë, por jam optimist se ky vit do të jetë më i mirë për Ferrarin. Nuk mund të them gjë për titullin, por do të tentojmë”, u shpreh më tej Arrivabene, që vjet zhgënjeu me Ferrarin, që nuk fitoi asnjë garë.