Të paktën 60 vetë u vranë dhe mbi 50 u plagosën në sulmin e sotëm me autobombë në ndërtesën e gjykatës lokale në qytezën Azaz, 30 kilometra në veri të Alepos.
Zyrtari i Mbrojtjes Civile, Iyad Sejh Razuk më herët për gazetarin e AA tha se në Azaz, i cili është nën kontrollin e forcave të opozitës, në afërsi të ndërtesës së gjykatës lokale ka shpërthyer një automjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Razuki shtoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e banimit në afërsi.
Ende nuk është e ditur se kush qëndron pas sulmit në Azaz.








































