Kandidati për president të Sllovenisë: Pasi e njohëm Kosovën, mund ta njohim edhe Kataloninë

06.10.2017 21:44:27

Një peticion është nisur në Slloveni, për të nisur dhunën policore duke dënuar dhunën e përdorur ndaj katalunasve. Deri më tani janë mbledhur mbi 3 mijë nënshkrime në përkrahje të pavarësisë së Katalonisë.

Çështja e njohjes së pavarësisë katalunase është bërë pjesë e pandashme e fushats për zgjedhjet e parakohshme presidenciale.

Kandidati për president, Marjan Sarec i cili njëherësh është rivali më i rrezikshëm i presidentit aktual, Borut Pahor ka krahasuar rastin e Katalonisë me Kosovën.

“Kur jemi në gjendje ta njohim Kosovën e pavarur, pse ne nuk mund ta njohim edhe pavarësinë e Katalonisë”, tha Sarec.

Marjan Sarec është një politikan i brezit të ri në Slloveni, i cili gjatë fushatës thekson se ka ardhur koha për ndryshimin e brezit të politikanëve