Rama publikon video me rrëfimin e turistit holandez: Pse u rikthye në Shqipëri

18.08.2017 10:25:58

Një tjetër video promovuese për turizmin në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama, ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të ftuar turistët që të ndalen në zonat më atraktive të vendit tonë.

Nëpërmjet rrëfimit të një turisti holandez të rikthyer sërish për pushime në Shqipëri, reklamohen disa prej vendeve më të spikatura për pushuesit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë rrëfim për Shqipërinë nga një turist i rikthyer hollandez, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë turisti tregon eksperiencën që pati vitin e kaluar në Shqipëri dhe arsyet pse u rikthye.

Ai thotë se shqiptarët janë shumë miqësorë, ndërsa vlerëson edhe bukuritë e natyrës shqiptare.