Qafë Thanë, turku dhe ukrainasja kapen me ekstazi në kufi

18.08.2017 10:15:33

Sekuestrohen tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Arrestohen në flagrancë një shtetas turk dhe një shtetase ukrainase për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Të arrestuarit janë Salih.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe Oksana.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad të Ukrainës.

Gjatë ditës së djeshme, e premte, janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra” dy personat.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për ndjekje të mëtejshme.

18 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)